Austria mbështet arkeologjinë shqiptare, fushatë gërmimesh dhe bursa për studentët

113

Austria do te mbështesë nje fushate gërmimesh arkeologjike ne Shqipëri. Projektit qe pritet te marre udhe me fillimin e vitit te ardhshëm i parapriu ekspozita “100 vjet gërmime arkeologjike ne Shqipëri”. Kontributi i austriakeve do te përqendrohen veçanërisht ne parkun e Apolonisë.

Sabine Ladstaker drejtoresha e institutit arkeologjik austriak u shpreh se përveç ndihmës ne projektin e gërmimeve do jepen edhe bursa per studentet e arkeologjisë ne Austri.

Ambasadori austriak ne Tirane Johan Sattler tha se ky projekt do te vazhdoje te shkruaje historinë qe ka nisur 130 vjet me pare.

Bashkëpunimi mes dy vendeve ka si qellim t’i japë me shume vëmendje fushës se arkeologjisë.