Bashkia Shkodër nis transferimin dhe grumbullimin e qenve drejt strehëzës së re

2

Bashkia Shkodër ka njoftuar së fundmi në faqen e saj zyrtare në Facebook se ka nisur transferimin dhe grumbullimin qenve drejt strehëzës së re të ndërtuar në periferi të qytetit.

Situata e krijuar është tejet shqetësuese pasi numri i qenve endacakë ka ardhur në rritje, për shkak se në mënyrë ilegale, ato po transferohen nga qytete të tjera, madje edhe përtej kufirit.

Ndërkohë, kujtojmë se bashkia Shkodër është është e para dhe e vetmja në Shqipëri që deri më tani ka ndërtuar një strehëz për qentë endacakë dhe kryen trajtimin e këtyre kafshëve sipas standarteve.

Statusi i plotë i Bashkisë Shkodër:

“Bashkia Shkodër ka nisur proçesin e grumbullimit dhe transferimit të qenve 🐕endacakë drejt strehëzës së re të ndërtuar në periferi të qytetit.

Fillimisht po kryhet grumbullimi i këtyre kafshëve në pedonale dhe rrugët kryesore, për tu shtrirë më pas në zonat e tjera të qytetit, deri në plotësimin e kapacitetit të qendrës.

Situata e krijuar është tejet shqetësuese pasi numri i qenve endacakë ka ardhur në rritje për shkak se në mënyrë ilegale po sillen nga qytete të tjera, madje edhe përtej kufirit. Gjendur në këtë situatë, Bashkia Shkodër i është drejtuar me një shkresë Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku i kërkon marrje të masave në mënyrë të koordinuar. Vetëm përmes një task-force të përbashkët mund t’i japim zgjidhje fenomenit në fjalë. Bashkia Shkodër është e para dhe e vetmja në Shqipëri që deri më tani ka ndërtuar një strehëz për qentë endacakë dhe kryen trajtimin e këtyre kafshëve sipas standarteve.”

/syri.net