BE dhe Gjermania japin 2.5 milionë euro për furnizimin me ujë në zonat rurale

31

Në bashkinë Devoll ka filluar puna për ndërtimin e skemave të ujësjellësit për furnizimin me ujë të 1,150 abonentëve të fshatrave Gjyrëz, Ziçisht, Fitore, Dobranj, Braçanj, Sul, Ponçare, Menkulas, Koshnicë.

Programi “Furnizimi me Ujë të pijshëm i Zonave Rurale” III, është një investim i qeverisë shqiptare, BE-së dhe qeverisës gjermane në shifrën 2,559,456 euro dhe fokusohet në ndërtimin e veprave të dërgimit të ujit në burim, ndërtimin e dy rezervuarëve të rinj me kapacitet prej 300m3 dhe 200m3, ndërtimin e 5 pusetave, dy ndërtesave të klorinimit si dhe të veprave të vogla si kalim lumi, kalim ure, kalim tombino dhe kalimin kanali.

Përmes këtij investimi do të ndërtohet rrjeti i ri i shpërndarjes së ujit, rreth 22.5 km i gjatë si dhe do të ndërtohet valvula e reduktimit të presionit për rrjetin e shpërndarjes së ujit nga fshati Menkulas, një për në fshatin Ponçarë dhe një për në Bracanj.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, zbatues i këtij projekti bën të ditur se, ndërtimi i vepre përfundon në Shkurt të vitit 2020 dhe përmes tij do të garantohet furnizim me ujë 24 orë me presion (1,5 atmosferë minimum) me standarde cilësie sipas udhëzimeve të BE-së.