BE jep 90 milionë euro ndihmë ekonomike për Shqipërinë

40

Komisioni Europian në emër të BE-së ka disbursuar sot 90 milion euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MFA) lidhur me COVID-19.

Shqipëria është i teti vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e Ndihmës Makro Financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Shqipërinë,I nënshkruar në tetor të vitit të kaluar,  i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion €.