“Beatles” publikojnë këngën fundit me ndihmën e IA-së

12
LONDON - MAY 19: English singer, songwriter and guitarist John Lennon (1940-1980), English singer, songwriter and bassist Paul McCartney, English musician, singer and drummer Ringo Starr and English musician, singer, songwriter and guitarist George Harrison (1943-2001) of the Beatles attend a press party at the home of manager Brian Epstein supporting the release of Sgt. Pepper's Lonely Hearts Club Band, May 19, 1967, in London, United Kingdom. (Photo by Jeff Hochberg/Getty Images)

Inteligjenca artificiale (IA) është përdorur për të nxjerrë zërin e John Lennon nga një demo e vjetër për të krijuar regjistrimin e këngës së fundit të “Beatles”, disa dekada pas shpërbërjes së grupit, tha sot Paul McCartney, sipas BBC.

McCartney, 80 vjeç, tha se teknologjia është përdorur për të ndarë zërat e “Beatles” nga tingujt e sfondit gjatë krijimit të serisë dokumentare të regjisorit Peter Jackson të vitit 2021, “The Beatles: Get Back”.

“Kënga e re do të publikohet më vonë këtë vit”, tha ai.

“Jackson ishte në gjendje të nxirrte zërin e John nga një kasetë dhe një piano”, tha McCartney.

“Ai mund t’i ndante zërat me inteligjencën artificiale”, shtoi ai.

“Pra, kur erdhëm për të bërë atë që do të jetë regjistrimi i këngës së fundit të “Beatles”, ishte një demo e John për të cilën ne kishim punuar”, shtoi ai.

“Ne arritëm të merrnim zërin e John dhe ta regjistronim atë pastër përmes IA-së”, tha McCartney.

McCartney nuk e identifikoi emrin e demo-s, por ka të ngjarë të ishte një këngë dashurie e papërfunduar e vitit 1978 nga Lennon e titulluar “Now and then”.

McCartney e përshkroi teknologjinë e inteligjencës artificiale si një platformë të frikshme, por edhe emocionuese.

E njëjta teknologji i mundësoi McCartney të bënte një duet virtualisht me Lennon, i cili u vra në vitin 1980, në këngën “I’ve Got a Feeling” vitin e kaluar, në Festivalin Glastonbury.

Këngëtari dhe kantautori do të hapë një ekspozitë këtë muaj, në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër, ku do të shfaqen fotografi të papara më parë, të fillimeve të “Beatles” përpara se banda të kthehej në “Beatlemania”, kur grupi fitoi famë botërore.

/ata.gov.al