Belgjika do të subvencionojë ata që do të shkojnë në punë me biçikletë

4

Në Belgjikë duke filluar nga sot personat që do të shkojnë në punë me biçikletë do t’u jepet subvencion prej 0,27 euro për kilometër.

Me marrëveshjen ndërmjet punëdhënësve dhe përfaqësuesve të punëtorëve në kuadër të Këshillit Kombëtar të Punës, u bë e detyrueshme dhënia e pagesës shtesë për biçikleta për ata që do shkojnë në punë me biçikletë.

Sipas kësaj, punonjësit, duke filluar nga 1 maji në rast se shkojnë në punë me biçikletë, do të marrin subvencion prej 0,27 euro për kilometër. Ky subvencion do të jetë i përjashtuar nga taksat.

Subvencioni ditor për biçikletë i një punonjësi nuk do të tejkalojë 40 kilometra. Kështu, pagesa do të kufizohet me 10,8 euro në ditë.

Për subvencionin në fjalë deri më tani mund të vendosnin vetëm punëdhënësit. Në kuadër të kësaj rreth 30 për qind e punëdhënësve u bënin pagesë punonjësve të tyre që përdorin biçikletë sipas distancës mes shtëpive të tyre dhe vendit të punës.

Me zbatimin e ri, përdorimi i biçikletave në vend pritet të bëhet më i përhapur.

/ata.gov.al