Fëmija i parë i lindur në 2023 në Itali është shqiptar

1

Në spitalin e Empolit në Itali, fëmija i parë që lindi në 2023 është një fëmijë prindërit e të cilit janë me origjinë shqiptare. 

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se foshnja me emrin Sole erdhi në jetë në spitalin San Giuseppe në Empoli në ditën e parë të vitit të ri.

Sole lindi në orën 02:10 minuta, ndërsa prindërit janë shqiptarë, por me banim në  Larciano.

Nga ana tjetër, i linduri i fundit i vitit 2022 është një fëmijë që quhet Yan Kurtis , ai erdhi në botë në orën 19:31 me peshë 3.26 kg. Prindërit janë banues në Fucecchio, por me kombësi kamerune.

lajme.al