Berlin, prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin ndërkombëtar ”Fruit Logistica”

200

Prodhimet shqiptare po ekspozohen në një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare të fruta-perimeve, Fruit Logistica në Berlin.

Çdo vit në këtë panair marrin pjesë mbi 3.000 kompani nga e gjithë bota si dhe 78.000 vizitorë.

Ministria e Bujqësisë me ndihmën e programit të implementuar nga GIZ, Zhvillimi i Qëndrueshëm i Zonave Rurale, po mbështet kompanitë shqiptare të zgjerojnë tregun europian të eksporteve.