Biznesmeni shqiptar në Londër dhuron 10 mijë fidanë për pyllëzimin e Shkodrës

19

10 mijë fidanë pyjorë të llojit pishë do t’i shtohen fondit pyjor në Qarkun e Shkodrës. Ky kontribut vjen nga biznesmeni nga Dukagjini me punë e banim në Londër, por me mendje e zemër në Shqipëri, Kujtim Dode Hasani

Me datë 3 mars, në kuader të “Ditës Botërore të Jetës së Egër” Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër, ka organizuar një aksion për mbjelljen e fidaneve ne Tarabosh.

Aksionit ju bashkuan dhe kolektivi mësues-nxënës i Shkollës së Mesme Pyjore “Kolë Margjini” Shkodër duke arritur mbjelljen e rreth 500 fidaneve te rinj.