Bursë 100 dollarë dhe zero tarifë për studentët me mesatare 9-10 dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike

95

Qeveria ka publikuar një draft mbi 8 kerkesat e studenteve

Sipas draftit, studenteve me mesatare 9 dhe 10 dhe atyre qe vijne nga familje me ndihme ekonomike, qeveria do tu paguajë 100% tarifen dhe do te marrin burse 100 dollare.

● Tarifat të paguhen nga qeveria nga 100% deri në 50% me shkallëzim.

● 100% për studentët me mesatare 9 deri në 10, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe për të verbërit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë. Këto dy kategori mund të kenë edhe një bursë prej 100 USD.

● 75% për studentët me mesatare 8 deri në 9

● 50% për studentët me mesatare 6 deri në 8

(50% po ashtu me mesatare më të ulët se sa 6, por deri në fundvitin akademik 2019-2020. Kjo bëhet për një mundësi të barabartë në një start të ri dhe për këtë arsye asnjë student, pavarësisht mesatares, nuk do të paguajë më shumë se sa 50% të tarifës deri në vitin e ardhshëm akademik).

Skema e shkallëzimit meritokratik është ende në diskutim dhe të gjithë janë të ftuar të kontribuojnë me mendimin e tyre