Çaji i Rrushit të Serezit – 7 Përfitimet Shëndetësore që Duhet të Dini

35

Shpesh i quajtur si “fruti i ndaluar” në antikitet, ky rrush i përket familjes Grossulariaceae. Atë e gjejmë me ngjyra të ndryshme, të bardhë, të verdhë, të kuq apo edhe të zi.

Është i njohur për aromën e tij dhe është gjithashtu një burim fantastik i vitaminës C, dyfishin që një portokall përmban.

Çaji i rrushit të serezit bëhet nga kokrrat e rrushit, të cilat i japin shije dhe aromë relaksuese këtij çaji.

Në këtë artikull, AgroWeb.org do t’ju njohë me përfitimet shëndetësore të këtij çaji të mrekullueshëm.

Është I Pasur Me Antioksidantë

Rrit aktivitetin e përforcimit të qelizave ,si rezultat i niveleve të konsiderueshme të vitaminës C.

Konsumi i tij është i jashtëzakonshëm për mirëqenien e përgjithshme dhe forcimin e imunitetit.

Redukton Peshën

Çaji i rrushit të sererzit mund të ndihmojë me reduktimin e peshës.

Por për të përfituar më shumë prej tij, aktiviteti fizik është një kërkesë e padiskutueshme.

Hidraton Gojën Dhe Fytin

Ky çaj shërben edhe si një hdratues i mirë për gojën dhe fytin.

Gjithashtu njerëzit që konsumojnë shumë kafe mund ta zëvendësojnë atë me këtë çaj, pasi ai ka të njëjtat veti stimuluese.

Ndihmon Me Glaukomën

Disa ekzaminime kanë treguar se përdorimi i këtij çaji tek pacientët me glaukomë, ka zvogëluar presionin intraokular, që lidhet me zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Lufton Sëmundje Të Ndryshme

Një tjetër avantazh mjekësor i çajit të rrushit të serezit, është aftësia e tij për të luftuar sëmundje ose probleme si ato kardiovaskulare, të lodhjes kronike dhe kancerogjene.

Shërben Si Një Anti-Inflamator I Fuqishëm

Gjethet dhe fruti i rrushit të serezit përmbajnë antocianina, një lloj polifenoli që përforcon qelizat dhe shërben si një agjent i dobishëm anti-inflamator.

Një tjetër studim të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se ekstrakti i këtij rrushi ishte gjithashtu i pasur me agjentë parandalues ​​të kancerit që kishin veti të shumë të mira qetësuese.

Ai gjithashtu ka aftësi për të zvogëluar inflamacionin dhe shqetësimet që lidhen me moshën si menopauza dhe inflamacioni i kyçeve.

Shërben Si Antiviral

Sipas një studimi ekstrakti i gjetheve të këtij rrushi, tregoi se kishte efikasitet në parandalimin e zhvillimit të infeksionit sezonal gjatë fazës fillestare.

/agroweb.org