Cana nderohet edhe në Francë

284

Pak ditë pasi i dha lamtumirën kombëtares shqiptare, Lorik Cana nderohet edhe në Francë, ku luajti për plot 7 vite. Drejtuesit Marsejës zgjodhën pikërisht derbin me PSG-në, skuadrën ku Cana nisi karrierën si profesionist, për të nderuar ish kapitenin e tyre.

Ish lideri i përfaqësueses kuqezi, shkelmoi topin e parë, në sfidën Marsejë-PSG, një sfidë mjaft e veçantë për Canën, që ka provuar të veshë fanelën e të dy ekipeve.

Lorik Cana u rrit në akademinë e Parisit, teksa u aktivizua me skuadrën e parë për plot 69 ndeshje, në periudhën 2002-2005. Më pas Cana, atëherë 22 vjeçar, u transferua te Marseja, ku me meritë mori edhe shiritin e kapitenit. Me Marsejën, ish kapiteni i kombëtares luajti deri në 2009-ën, duke u aktivizuar në 122 ndeshje dhe shënoi 6 gola.

Burimi: Shqip.com