Çfarë përfiton Shqipëria nga statusi i vendit kandidat në BE

217

Nga Komisioni Europian, për marrjen e statusit kandidat, u përcaktuan pesë prioritete kyçe, që përfshinë reformat në administratën publike dhe në drejtësi, forcimin e përpjekjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe konsolidimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e komunitetit rom, përmirësimin e politikave kundër diskriminimit dhe konsolidimin e të drejtës mbi pronën.

Progresi në zbatimin e këtyre reformave do të sjell përfitime të menjëhershme për qytetarët shqiptarë. Ndër përfitimet që do të vijnë nga marrja e statusit mund të përmendnim përmirësimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, menaxhim të shëndoshë financiar, mbrojtje sociale, siguri ushqimore, mbrojtje të mjedisit, e shumë përfitime të tjera, që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve shqiptarë.

Cfare perfiton Shqiperia nga statusi i vendit kandidat ne BE Cfare perfiton Shqiperia nga statusi i vendit kandidat ne BE

Por, çfarë është në praktikë statusi kandidat?

E njohur si vend kandidat në BE ka shumë ndikime për Shqipërinë. Ky është një sinjal i rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, që tregon se vendi po ecën në fazën tjetër të procesit të integrimit evropian. Për nga perspektiva ekonomike, statusi kandidat do të inkurajojë investimet e huaja, dhe si rezultat do të çojë në krijimin e vendeve të punës.

Statusi i kandidatit, ngre në një nivel më të lartë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së: Shqipëria tani do të marrë ftesa për mbledhje të Këshillit, të hapura për vendet kandidate. Qasja e saj dhe bashkëpunimi me agjencitë e BE-së do të jetë më e lehtë – për shembull pjesëmarrja e saj si vëzhguese në Agjencinë e të Drejtave Themelore të Njeriut.

Perfitimet ne ekonomi

Ndërsa në aspektin ekonomik, vlerësohet se kandidatura rrit investimet e huaja, rrjedhimisht dhe punësimin, ndërkohë që vendi do të vijojë të përfitojë nga fondet e paraanëtarësimit dhe programet e BE-së. Komisionet e përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve, si dhe Komitetit Ekonomik dhe Social mund të ngrihen.

Si vend kandidat, Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga fondet e BE-së në kuadër të Instrumentit të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA), në mënyrë që të kryejë reforma të gjithanshme dhe investime strategjike, dhe do të përfitojë nga pjesëmarrja në programet e BE-së.

Hapi i ardhshëm

Komisioni Europian do të vazhdojë të punojë nga afër me Shqipërinë për të mbështetur reformat e saj dhe për ta përgatitur për hapin e ardhshëm në procesin e integrimit, që është hapja e negociatave. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE varet nga reforma konkrete dhe të gjata në Shqipëri. Për hapjen e negociatave, nevojitet marrëveshje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së si në rastin e dhënies së statusit kandidat.