Cilat janë 4 gjuhët më të mësuara sot dhe pse duhet të dini më shumë se dy gjuhë

49

Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona të vetkarantinohen, duke lënë shumë veta me shumë kohë të lirë. Dhe shumë njerëz po e përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të re.

Kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, e njohur për uebfaqen dhe aplikacionin e saj falas, që i ngjan një loje, ka njohur rritje trafiku në “nivele të larta”, sipas Michaela Kron, menaxher i lartë i marrëdhënieve me publikun në Duolingo.

Ju mund të përdorni një aplikacion gjuhësor për të mësuar gjuhët, nga spanjisht deri në hindu. Këtu janë pesë kurset kryesore dhe më popullore të gjuhëve, sipas të dhënave nga Duolingo, të renditura sipas numrit të nxënësve aktualë të regjistruar.
-Gjermanisht për anglisht folës (8.18 milion njerëz)
-Anglisht për portugezët (11.1 milion)
-Frëngjisht për anglishtfolësit (14.4 milion)
-Spanjisht për anglishtfolësit (25.8 milion)

-Anglisht për spanjishtfolësit (28.6 milion)