Zbuloni ushqimet që duhet të përdorni patjetër për të luftuar aneminë

40

Të ushqyerit kundër Anemisë

Ushqimet duhet të jenë të pasura me vitamina, minerale dhe sidomos me proteina. Anemikët duhet të konsumojnë vezë, peshk, qumësht, gjalp të freskët, lakra të freskëta, spinaq, karota, brokoli, panxhar dhe shumë fruta.

Trajtimet me produkte të Natyrës

Mjekësia tradicionale përdor disa bimë që përmirësojnë aneminë dhe rruazat e kuqe të gjakut.

1. Merrni 1-2 lugë kafeje prej bimës së bluar të pelinit. Hidheni në një gotë ujë dhe zijeni për 15min. Përdoreni 3 herë në ditë nga 1 lugë gjelle, gjysëm ore para buke. Kura vazhdon 1-2 muaj rrjesht, deri në përmirësimin e plotë.

2. Merrni 1 lugë gjelle nga fletet e grimcuara të thata të hithrës. I zieni në një gotë me ujë për 15min. Pasi ta filtroni, ëmbëlsojeni me pak mjaltë. Pijeni 3 herë në ditë nga 1 gotë për 1 muaj rrjesht.

3. Rrënjët e Sanzës (Gentiana Lutea) shërbëjnë për aneminë. Merrni 10 gr me bimë të bluar. Zijeni në 1 litër uje për 15min. Kullohet dhe pijeni 2-3 filxhana në ditë para buke.