Depistimi i shikimit dhe kujdesit dentar, mbështetje për rreth 220 mijë fëmijë në 2024

4

Rreth 220 mijë fëmijë do të mbështeten në 2024 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të programit të depistimeve të shikimit dhe kujdesit dentar në shkolla.

Ky program u zbatua për herë të parë në vitin 2022 dhe garanton kujdesin për shikimin e fëmijëve që nga të porsalindurit deri te fëmijët e moshës 14-vjeçare, duke ofruar një kontroll periodik të syve.

Programi përfshin tre etapa, ai nis me aplikimin e menjëhershëm tek të porsalindurit, ku do të bëhet një vlerësim që në lindje të fëmijëve dhe më pas në gjashtëmujorin e dytë të jetës do të ketë një rivlerësim të dytë në strukturat e kujdesit shëndetësor në shkolla dhe qendrat shëndetësore.

Ndërkohë për të gjithë ato fëmijë që do të rezultojnë me problematika në shikimin do të ketë një referencë për mjekun specialist në strukturat shëndetësore.

Ky program parashikon vlerësimin okulistik/optometrik bazuar në protokollet e miratuara nga MSHMS dhe përgatitjen e një regjistri kombëtar për problemet e shikimit të fëmijëve.
Nëpërmjet këtij program synohet që të kapen në kohë të gjithë problematikat e shikimit të fëmijëve, duke mundësuar në kohë të hershme elementët e tjerë që kanë të bëjnë me korrektimin e shpejtë të syve dhe problematikave të thella të shikimit, që çojnë deri në verbëri.

Programi i Depistimit të Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç në shkolla synon ngritjen e kabineteve të reja dentare në shkollat e vendit. Për fëmijët e shkollave në zonat rurale ky shërbim është ofruar edhe me njësi të lëvizshme dentare.

Gjatë 2023 mbi 173 mijë fëmijë kanë përfituar nga nga Programi Kombëtar i Shikimit.

/ata.gov.al