Diga e Qyrsaqit, nis prodhimi i energjisë diellore në Vaun e Dejës

123

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka diversifikuar prodhimin e energjisë, falë impiantit të instaluar në digën e Qyrsaqit, duke mundësuar përfitim edhe nga energjia diellore.

Dielli mbi digën e Qyrsaqit në hidrocentralin e Vaut të Dejës sot po prodhon energji.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bën të ditur se, rezultatet e para të performancës së këtij impianti janë në nivelet shumë të kënaqshme dukë përmbushur pritshmërinë e projektit.

“Kapaciteti në gjenerim i impiantit sot, arrin vlerën e 4.1MW. Fuqia maksimale e instaluar e këtij impianti është 5.14MWp në DC, ose 4.5MW në AC. Rrymat e çastit të secilës fazë në TU për njërin transformator arritën në 3000A dhe në seksionin TM (10.5kV), rrymat e çastit arritën në 250A për secilën faze”, bën të ditur KESH.

KESH parashikon që prodhimi mesatar vjetor nga ky impiant të jetë 7 milionë kwh dhe të mundësojë optimizimin e kaskadës dhe përdorimin e rezervës ujore.