Dita Botërore e Diabetit, fisha falas edhe për studentët

463

Pas fëmijëve 0-18 vjeç, fishat e diabetit do të jenë falas edhe për studentët

Vendimi është marrë nga ministri e Shëndetësi dhe u bë publik në Ditën Botërore të Diabetit

Me buxhetin e vitit 2019 do të mundësohet që edhe për studentët, pra të gjithë personat me diabet deri në 23 vjeç, fishat e diabetit të jenë falas, duke bërë një tjetër hap drejt lehtësimit të personave me diabet dhe familjeve të tyre

Rezultatet e deritanishme të Kontrollit Mjekësor Bazë tregojnë se 9.3% e personave 35-70 vjeç që kanë kryer check-up janë me nivel glicemie mbi normën, një shifër shumë e lartë që tregon për rëndësinë që ka kontrolli periodik, për të parandaluar pasojat e diabetit