Divjaka kthehet në të preferuarën e turistëve, shifrat e vizitorëve në janar-prill

18

Mbi 68 mijë vizitorë vendas e të huaj vizituan Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta gjatë katër muajve të parë të vitit.

Drejtoria e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fiertha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-prill parku u vizitua nga 68 370 vizitorë, nga të cilët 65 700 të vendas dhe 2660 të huaj, kryesisht francezë, polakë, çekë”.

Në parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka kulla vrojtimi për birdwatching, të cilat kanë tërhequr të apasionuarit pas shpendëve.

Parku Kombëtar i Divjakës është kthyer vitet e fundit në destinacionin kryesor të turistëve të huaj dhe vendas. Vetëm vitin e kaluar ku park u vizitua nga rreth 500 mijë vizitorë, nga të cilët 46 000 të huaj.

Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara të vendit për turizmin detar, natyror, të peizazhit, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe të historisë.