Prodhimet “Made in Albania” janë shumë të kërkuara në BE. Në vitin 2018 produkti më i eksportuar nga Shqipëria jashtë vendit ishte këpuca, në Bosnjë ishin mobiliet, në Serbi ishin makinat dhe në Malin e Zi prodhimet e Aluminit. Produkti i dytë më i eksportuar në Shqipëri më 2018-en ishte nafta, në Maqedoni pjesët për makinat, në Bosnjë këpucët, në Malin e zi, Energjia elektrikë dhe në Serbi, cigaret.
Të dhënat janë marrë nga raporti rajonal që Banka Botërore publikoi së fundmi, te cilat tregojnë se eksportet shqiptare bazohen në burimet natyrore dhe krahun e lirë të punës
Tregu kryesor për të gjitha eksportet e Ballkanit Perëndimor është Bashkimi Europian
Eksportet e Malit të Zi dhe Shqipërisë dominohen nga shërbimet, veçanërisht turizmi dhe eksportet e mallrave të tyre dominohen nga produkte të tjera të industrisë përpunuese.