Doni të studioni në Suedi me bursë? Kliko linkun për më shumë informacion

52
Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Linnaeus, Suedi, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023 në Universitetin Linnaeus, Suedi.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor;▫️Master;
Kohëzgjatja e bursave:
▫️Bachelor (1 semestër);
▫️Master (1 semestër);
Fushat e studimit:
▫️Informatikë Ekonomike;
Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresën:
Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (900 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV;
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj;
▫️*Learning Agreement (30 ECTS);
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 10 Tetor 2022
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].