Drejtoria e Transportit Rrugor në Elbasan është rikonstrutuar, ndërkohë një zyrë e re pritet të hapet në Gramsh

132

Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor në Elbasan ofron tashmë kushte shumë më të mira shërbimi për qytetarët, falë rikonstruksionit të ambienteve të saj, përmes një investimi në vlerën e 40 milionë lekëve.

Së shpejti në qytetin e Gramshit pritet të hapet një tjetër zyrë në mënyrë që qytetarët t’i marrin shërbimet më pranë vendbanimit të tyre duke u kursyer atyre kohë dhe para, që më parë i shpenzonin për të shkuar deri në Elbasan.

DRSHTRR Elbasan ofron kushte më optimale pune për 38 punonjësit e saj, duke garantuar shërbim cilësor për rreth 500 qytetarë, që paraqiten mesatarisht çdo ditë pranë kësaj zyre.