Dy lagje të reja në kryeqytet marrin zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm

34

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka finalizuar punën për lidhje të reja uji tek banesat që ndodhen në rrugën “Meleq Gosnishti”

Ky investim i ri në rrjetin e ujësjellësit do të sigurojë një furnzimin më cilësor me ujë për banorët e kësaj lagjeje, duke shmangur humbjet që shkaktonte rrjeti i vjetër.

Një tjetër investim i rëndësishëm është edhe ai në rrjetin e ujësjellësit mes rrugës “Ibrahim Tukiqi” dhe mes Rrugës së Durrësit. Tashmë ata jo vetëm do të kenë furnizim normal me ujë të pijshëm, por edhe një shërbim cilësor në çdo rast problematike.