Dyfishohet fondi i komunitetit për pallatet e vjetër, 100% financim për familjet në nevojë

9

Fondi i komunitetit që u vjen në ndihmë banorëve që duan të restaurojnë fasadat e pallateve të vjetra në Tiranë, do të dyfishohet. Bashkia e kryeqytetit, këtë vit ka vënë në dispozicion 100 milionë Lekë të reja.

Gjatë një viti, afro 50 pallate i nënshtrohen termoizolimit duke ndryshuar komplet fasadën. Këtë vit për familjet në nevojë, financimi do të mbulohet 100 % nga Bashkia e Tiranës.

“Për familjet që janë pronarë pensionistë, me aftësi të kufizuar ose me ndihmë ekonomike do jetë 100 financim nga Bashkia Tiranë.”

Në fillim të projekteve, shumica e kërkesave ishin për sistemin kapot. Por tani banorët mund të aplikojnë edhe për ashensorë.