E-Albania, sipërmarrësit mund të marrin online titullin e liçencës

8

Çdo sipërmarrje nga sot mund të marrë titullin e lejes/licencës me vlerë ligjore për subjektin që ka në zotërim përmes shërbimit elektronik në portalin E-Albania.

Titulli i lejes/licencës ofrohet online me vulë elektronike për 7 lloje lejesh dhe 87 lloje licencash. Më shumë E-Shërbime me vulë elektronike më tepër lehtësi për bizneset.

Portali E-Albania po bëhet gjithnjë e më shumë i frekuentuar nga qytetarët. Nga të dhënat e publikuara së fundi gjatë muajit maj në portalin qeveritar janë regjistruar pothuaj 2.5 milionë vizita.