E lindur para kohe, Ajna fiton betejën me jetën në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

15
Pas 70 ditësh në terapi intensive Ajna e ka fituar betejën me jetën falë përkujdesjes së stafit të mjekëve dhe infermierëve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Ajna e vogël ka ardhur në jetë 28-javëshe dhe peshonte vetëm 900 gramë. Pas 70 ditësh në terapi intensive, Ajna e ka fituar betejën e jetës, falë kujdesit shembullor të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Familja e re përfiton menjëherë çekun e bebes, politika sociale e qeverisë për të mbështetur nënat me foshnjat e sapolindura.
/ata.gov.al