Ekspertët e shëndetësisë: Rregullat që duhen respektuar gjatë festave

19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë apel për kufizimin e kontakteve dhe shmangien e grumbullimeve në prag të festave të fundvitit.

Me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ministria e Shëndetësisë këshillon që qytetarët të mos grumbullohen për festa, por të shmangin situata të tilla.

Sipas MSHMS, janë këto rregullat që duhen ndjekur në prag të festave.

‘’Kufizo kontaktet, respekto protokollin e ministrisë së Shëndetësisë. Respektoni Rregullat në prag të festave për të parandaluar përhapje e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik;Vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë;Kujdeseni për higjienën vetjake.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit’’, apelojnë ekspertët e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.