Ekspertët: Ja kur është koha e duhur për fëmijët që të flenë gjumë

63

Gjumi është thelbësor për shëndetin e mirëqenien e njeriut. Kur vjen puna tek të vegjëlit, rëndësia e gjumit dyfishohet, thonë ekspertët.

Një studim i Universitetit të Ohajos konfirmon se fëmijët që nuk flenë mjaftueshëm janë shumë herë më të rrezikuar nga mbipesha dhe probleme shëndetësore.

Gjumi është i rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve. Ai ndikon jo vetëm tek sjellja por edhe aftësitë e të nxënit dhe vëmendja.

Një rutinë e mirë, e rregullt dhe e përpiktë e gjumit është thelbësore për mirëqenien e të miturit.

Ora e duhur kur fëmijët duhet të jenë në shtrat është 20:00 dhe asnjë minutë më vonë. Kjo orë është e rëndësishme edhe për shëndetin e trurit, humorin dhe shëndetin mendor.

Oraret e Rekomanduara Të Gjumit Për Çdo Grupmoshë

  • Foshnjet nga 4 deri në 12 muaj duhet të flenë nga 12 deri në 16 orë
  • Fëmijët nga 1 në 2 vjeç duhet të flenë nga 11 në 14 orë në ditë
  • Fëmijët nga 3 në 5 vjeç duhet të flenë nga 10 në 13 orë në ditë
  • Fëmijët nga 6 deri në 12 vjeç duhet të flenë nga 9 deri në 12 orë
  • Adoleshentët nga 13 deri në 18 vjeç duhet të flenë nga 8 në 10 orë.
  • Bebet duhen vendosur në gjumë në orën 19:00
  • Të vegjëlit duhet të jenë në shtrat në orën 19:30
  • Të miturit duhet të jenë në shtrat në orën 20:00
  • Fëmijët para adoleshencës duhet të shtrihen për të fjetur në orën 08:30
  • Adoleshentët duhet të jenë në shtrat diku mes orës 9 deri në orën 10:30.

E fundit, por jo për nga rëndësia është që prindërit duhet të përqendrohen tek cilësia e gjumit dhe të përpiqen që ai të jetë i patrazuar.