Çelet zyrë e re ADISA në Pogradec, mbi 750 shërbime publike përmes portalit e-Albania

10

Në Pogradec është çelur zyra me një ndalesë ADISA. Kjo zyrë do të ndihmojë qytetarët, pasi do të ofrojë mbi 750 shërbime publike përmes portalit e-Albania.

Janë 10 sportele në shërbim të qytetarëve të Pogradecit dhe zonave përreth, të cilat do të ofrojnë asistencë dhe informacion të plotë për të gjitha shërbimet publike, si dhe të gjitha shërbimet vendore të Bashkisë.

Kjo zyrë do të shërbejë mesatarisht për 200 qytetarë në ditë në ambiente bashkëkohore dhe ky është një sistem elektronik i menaxhimit të radhës.

Ka infrastrukturë e përshtatur për PAK si dhe respektim i plotë i protokollit antiCovid.