Eksportet shqiptare rritje me 145% drejt 75 vendeve të botës

7

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë e cila jep një kontribut prej 18-20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa angazhon gati 37% të fuqisë punëtore me punë.

Në 7 vitet e fundit, eksportet shqiptare të prodhimeve bujqësore janë rritur me 145% .

Produktet bujqësore shqiptare shkojnë në 75 vende të botës, kryesisht në Bashkimin Europian por edhe më larg, si SHBA, Kinë, Hong Kong.

Qeveria ka vënë në dispozicion për fermerët në skemën e naftës falas 9.5 miliardë lekë dhe që përfitues janë të gjithë fermerët me një nipt aktiv dhe që punon jo më pak se 0.4 ha tokë.

Deri tani, kanë aplikuar 3200 fermerë.