Eksportohen mbi 50 mijë tonë në 1 javë, prodhimet bujqësore shqiptare “pushtojnë” Europën

41

Rreth 50 mijë tonë prodhime bujqësore të freskëta u eksportuan nga tregjet e Lushnjës dhe Fierit gjatë javës së parë të muajit korrik 2020, kundrejt 13 mijë tonëve që u eksportuan në të njëjtën periudhë, të vitit të kaluar.

Ekspertët e bujqësisë, bëjnë të ditur se, bujqësia ka hyrë në sezonin e pikut të prodhimit, çka reflektohet në rritje ekspansioniste të eksporteve, furnizim të bollshëm të tregjeve të vendit dhe ulje të çmimit të shitjes për konsumatorët.

Në këtë sezon po kryesojnë eksportet e shalqirit, pjeprit ndërsa vijon me trend në rritje të lehtë domatja, speci kastaveci etj, ndonëse janë në fund të sezonit të prodhimit në sera.

Sipas statistikave zyrtare, 250 trajlera me prodhime bujqësore, janë eksportuar nga data 1 deri 7 korrik 2020, nga qendrat e grumbullimit në Lushnjë dhe Fier.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë regjistron 50 trajlera më shumë këtë vit, me prodhimeve bujqësore të certifikuara që kanë dalë nga Fieri dhe Lushnja, për eksport në 24 vende të rajonit dhe BE-së.