Emiljo, historia e një shqiptari të suksesshëm në Gjermani

42

Emiljo Jazxhi, është një profesionist shqiptar i cili jeton prej rreth 8 vitesh në Berlin. Ai punon si përgjegjës për sistemin e inteligjencës së biznesit, pranë departamentit të financës në një kompani gjermane. Emiljo thotë se një këmbë e ka në botën e kontrollit financiar dhe tjetrën në adoptimin e teknologjive analitike, dhe automatizuese për proceset financiare. Ai është mjaft aktiv në komunitetin e shqiptarëve dhe herë pas here organizon takime për të evidentuar mes tyre, modelet më të suksesshëm. “Shqiptarët këtu janë të integruar mirë, përtej pjesës së shqiptarëve që kanë ardhur në fillim dhe janë marrë me gastronomi”, – shprehet ai.

Emiljo Jazxhi shprehet se janë të shumtë gjermanët që e kanë vizituar Shqipërinë. “Një gjerman është i përpiktë, janë të hapur ndaj kulturave të tjera, kanë shumë interes të udhëtojnë, kam shumë shokë që e kanë vizituar Shqipërinë, edhe pa i thënë unë. Në Shqipëri i pëlqen shumë natyra.”

Aktualisht ai punon si përgjegjës për sistemin business Intelligence, pranë departamentit të financës në një kompani të njohur në Gjermani në zonën DACH. “Punoj në një kompani konsulence që bën konsulenca për kompani të mëdha IT ne disa shtete te Evropes. Prej disa kohësh punoi në këtë kompani dhe jam ndermjet ne lidhjes e kontratave me biznese”, tregon Jazxhi per emisionin “Boing”.