Facebook, diagnostikim i sëmundjeve nisur nga postimet tuaja

23

Gjuha e përdorur në postimet e mediave sociale mund të ndihmojë në identifikimin problemeve të ndryshme me shëndetin të tilla si diabeti, ankthi, depresioni apo shqetësime të tjera.

Ekspertët përdorën softwerin e inteligjencës artificiale AI për të analizuar postimet në Facebook të 1.000 personave. Të dhënat treguan se mënyra se si shkruajmë jep indikacione për të paktën rreth 21 probleme shëndetësore. Ky studim është realizuar nga Universiteti i Shkollës së Mjekësisë të Pensilvanisë dhe nga Stony Brook University.

Postimet e njerëzve janë kryesisht të fokusuara në gjërat që i shqetësojnë, në mënyrën e jetesës, informacionet për të cilat kanë interes, ndjenjat që përjetojnë…etj. Prandaj këto statuse mund t’ju vijnë në ndihmë ekspertëve për të kuptuar një problem shëndetësor që mund të kemi dhe për të cilin mund të mos jemi në dijeni as vetë.

P.sh përdorimi i rregullt i fjalëve të tilla si ‘pije’ ose ‘shishe’ mund të përdoren për të nënkuptuar abuzimin me alkoolin, ndërsa përdorimi i gjuhës armiqësore mund të jetë tregues i problemeve me drogën dhe me psikoza të ndryshme.