Falen detyrimet për 5425 ish-ushtarakë

212

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të 5425 ish-ushtarakëve rreth 1 miliard lekë të reja për pensionet. Ky vendim ka hyrë në zbatim prej datës 1 nëntor 2016.

Sipas këtij vendimi, shlyerja e pagesave nis në nëntor 2016 dhe do të përfundojë në maj 2017. Sipas vendimit të botuar dje në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se: “Shumat e detyrimeve të krijuara nga rillogaritja e përfitimeve suplementare, të paguara, i kthehen çdo kreditori të shpallur, në këste të barabarta, në periudhën nëntor 2016 – maj 2017″.

Pra, pagesat që shteti u detyrohet mbi pesëmijë ish-­ushtarakëve do të paguhen në 7 këste të barabarta për shtatë muaj.

14915237_1152642118152460_3856712223946233071_n 14925403_1152642584819080_2975587338179429545_n 14937415_1152642538152418_7167454281951670680_n 14938295_1152642331485772_7282520006605242881_n 14909897_1152642114819127_458034308634214112_n 14947549_1152642191485786_9079086404413613756_n