Familja Qerimaj, tre breza artistësh performojnë sonte në skenën e Amfiteatrit të Liqenit

13

Amfiteatri i Liqenit të Tiranës do të mirëpresë si rrallëherë në skenën e tij tre breza artistësh brenda së njëjtës familje. Bëhet fjalë për artistët e familjes Qerimaj që me muzikën e tyre kanë bërë mijëra shqiptarë për vete.

“Harku i Triumfit të Qerimajve” është titulluar koncerti festiv që do të mbahet sot në orën 20:00 në Amfiteatrin e Liqenit.

Familja Qerimaj pritet interpretojë në skenën e Amfiteatrit të Tiranës repertorin më të mirë të tyre nga tradicionalja, tek muzika ballkanike edhe ajo europiane.