“Dogana pa letra”/ Shërbim online për bizneset, shkurtohet koha dhe ulen kostot

18

Nis për herë të parë aplikimi i shërbimit të ri online për bizneset, “Dogana pa letra”.

Deklaratat doganore tashmë kryhen online dhe i vijnë në ndihmë drejtëpërdrejtë biznesit dhe sipërmarrjes, në reduktimin e kohës, procedurave burokratike dhe kryerjen e shërbimeve sipas standardeve europiane.

93% e deklaruesve nuk kanë asnjë nevojë të paraqiten pranë sporteleve doganore dhe ky  është një moment historik për doganën shqiptare, që po kalojnë në sistemin “paperless”.