Familjet me ndihmë ekonomike, bonus 300 lekë për çdo fëmijë që kanë në shkollë

195
Kindergarten teacher reading to children

Për të ndihmuar familjet në nevojë që fëmijët mos të braktisin shkollën për shkak të pamundësisë ekonomike, Ministria e Mbrojtjes Sociale ka ndërmarrë iniciativën për të shtuar në ndihmën ekonomike +300 lekë në muaj për fëmijë.

Në këtë iniciativë përfitojnë mbi 47 mijë fëmijë të familjeve në nevojë, si lehtësim për ndjekjen e arsimit të detyrueshëm.

Vetëm për vitin 2018, fondi i vënë në dispozicion për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, për fëmijët që nuk braktisin shkollën është 171 milion lekë.