Fantastike! Filmi shqiptar “Delegacioni”, kandidat për çmimin “Oscar”

62

Më 14 janar, filmi “Delegacioni”, me regji nga Bujar Alimani, i përzgjedhur si kandidat për çmimin “Oscar”, do të shfaqet në New York.

Sa duket, kinemaja shqiptare nuk ka njohur ndonjëherë kaq shumë sukses në skenat ndërkombëtare. Jo vetëm përzgjedhja në kompeticione ndërkombëtare të filmit është e vështirë, por edhe vlerësimi.

Filmi “Delegacioni” është shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e kategorisë A, ndërsa më 14 janar do të shfaqet edhe në New York.

Vlen të theksohet, se filmat e Bujar Alimanit dallohen për tematikën e theksuar historike: jo si rrëfim në kohë, por si dëshmi e zhvillimeve social-politike të kohës, qoftë asaj të shkuar edhe të tashmes. Madje, në filmat e tij, thuajse nuk ekziston ai fill i hollë që ndan kohët, në filmat e tij, pasi në fakt, situatat janë shpesh aktuale, sikurse në filmin “Delegacioni”.