Shiroka me projektin “Qilimi Shqiptar” të arkitektit Hernandez, fiton çmimin e parë te Loop Design Awards për vitin 2021 ne kategorinë pejsazh/hapësira publike.
Kujtojmë se këtë vit konkurruan për çmime 650 projekte nga 50 vende të botës”. Ky është një lajm shumë i mirë që e vendos Shkodrën në qendër të vëmendjes, një mundësi më shumë për zhvillimin e turizmit.
Projekti i rikualifikimit urban të Shirokës, e ka kthyer në qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit.
Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total.