Fermeri Rafael Kulo: Si i sigurova 1300 krerë të imëta, rreth 20 kuaj, 40 gjedhë dhe qentë ilir

83

Mbi Kaninë të Vlorës, në panoramën që gërsheton detin dhe malin, na shfaqet përpara një nga pamjet më mbresëlënëse të natyrës.

1300 krerë të imëta, rreth 20 kuaj, 40 gjedhë dhe rraca e veçantë e qenve dalmat, me prejardhje ilire janë të vendosur prej vitesh në këtë zonë piktoreske të qytetit bregdetar.

Ferma është e mbështetur nga AZHBR prej vitesh për mbarështimin e tufës bazë, falë së cilës fermeri Rafael Kulo na tregon se kanë mundur të ulin kostot e ushqyerjes së kafshëve, por edhe ti shtojnë ato.

Rafael Kulo, bashkëpunëtor në firmën “Liçaj”, që merret me blegtori në Kaninë të Vlorës, shprehet se, “firma ka bërë një investim të konsiderueshëm në shtimin e numri të krerëve  dhe krijimin e një ferme të mirëfilltë blegtorale, falë mbështetjes financiare që ka përfituar nga AZHBR”.

“Prej 5 vitesh jemi përfitues të Skemës Kombëtare për masën e mbarështimit të tufës bazë në blegtori”- thotë Kulo.

Ndërsa shton se do të aplikojë sërish në skemën e mbështetjes 2021.