Festa e dritave në francë, nga kulla e babelit në teknologjinë 3D

14

Një ftesë për të ëndërruar, për të udhëtuar, për të bashkëpunuar, për poezi dhe gjallëri. Këtë vit magjia nisi sërish më 8 dhjetor, me Festivalin e Dritave.

Lion ngazëllehet, reflekton dritën dhe ofron një mjedis ideal për një grumbullim mjeshtëror të spektaklit. Për vitin 2022 festivali do të ndricojë fjalën “përfshirje”.

‘Sic vepruam një vit më parë dëshironim të bënim një festival të hapur që mund të shihej për familjet dhe fëmijët. Është gjithashtu një festival bashkëpunimi pasi janë bërë 4 punime me banorët dhe më pas këtë festival duam ta vendosim edhe në shenjën e eko-përgjegjësisë.

Punimet bazohen në teknologjinë LED, që do të thotë se konsumi i energjisë elektrike është jashtëzakonisht i kufizuar. Ne kemi bërë shumë përpjekje kështu që jemi shumë të lumtur që mund të festojmë përsëri. Jo vetëm njerëzit e Lionit”, tha kryebashkiaku Grégory Doucet.

Panele të mëdha, të rregulluara paralelisht: instalimi Unicode 3D është pothuajse një ftesë për të luajtur ping-pong me drita LED.

“Në të vërtetë, fillon nga diçka lozonjare, pothuajse një lojë fëmijësh, topi i ping-pongut, një lojë e zakonshme, e cila shndërrohet në mënyrë befasuese  nga magjia e një asambleje elektronike në një ekran me piksel.

Niseni pak nga koncepti i kullës së Babelit ku është një grup i pafund gjuhësh dhe është i unifikuar me sistemin kompjuterik Unicode i cili tani ju  lejon që  në një smartphone, në një kompjuter, të shkruani të gjitha gjuhët  e botës  duke përfshirë edhe egjiptianen klasike, persishtja e lashtë, tek emoji-t dhe më pas ka kuti boshe për gjuhët e së ardhmes”, u shpreh artisti Fred Sapey-Triomphe.

euronews.al