Festa e Mollës në Korçë, fermerët prezantojnë prodhimet e tyre në panairin tradicional

142

Mollët e Korçës, një prodhim i njohur i rajonit juglindor, kanë risjellë organizimin e Festës së Mollës. Kjo festë është zhvilluar për të disatin vit radhazi në fshatin Dvoran.

Edhe këtë vit, Bashkia e Korçës ka sjellë këtë aktivitet, i cili përveçse promovon mollët e rajonit, ka si synim edhe zhvillimin e turizmit. Varietete të shumta mollësh janë ekspozuar gjatë panairit tradicional.

Kryetari i Bashkisë së Korçës e ka konsideruar këtë festë një traditë të rëndësishme dhe të vyer, e cila është dëshmi e punës dhe prodhimit në vend. Dvorani është një prej zonave më të njohura në rajonin juglindor sa i takon prodhimit të mollëve në tregun vendas.