Festa e veçantë në sheshin Skënderbej; spektakël, muzikë dhe drita

85

Në prag të festës së viti të ri kinez, arti dhe kultura e këtij vendi kanë zbritur në Tiranë.

Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakteristike të kulturës kineze të cilat kanë surprizuar jo pak qytetarët e shumtë që kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë një foto.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Ambasadën kineze kanë menduar për të sjellë një atmosferë fantastike në shesh, ndërsa nuk do të mungojë spektakli me drita dhe me muzikë karakteristike kineze.

Kalendari tradicional kinez, është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit. Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrespondon me hënën e plotë.