E thotë dhe ”LonelyPlanet”, Shqipëria në destinacionet më të mira 2019

84

“LonelyPlanet”, faqja e njohur e internetit që u kushtohet udhëtimeve turistike, rendit Shqipërinë në destinacionet më të mira për vitin 2019 duke e krahasuar me destinacione si Argjentina, Egjipti apo SHBA-ja.

“Shqipëria për një kohë të gjatë ka qenë kufiri i fundit i Europës. Ajo është një qoshe me një vlerë të madhe që ka qëndruar e fshehur, me plazhe të mrekullueshme, histori unike dhe ku nuk ka turma turistësh si në Mal të Zi dhe në Greqi”, shkruan “LonelyPlanet” duke e konsideruar si një prej vendeve më të mira.

Portali i udhëtimeve nuk lë pas edhe kuzhinën shqiptare apo arkeologjinë duke u shprehur se ”gatimet shumë emocionuese të këtij vendi lartësojnë aromat unike dhe lokale dhe ofrojnë vakte vërtetë të veçanta”.