Firmoset marrëveshja për financimin e Qukës-Qafë Plloçë, shkurtohet me 1 orë udhëtimi nga Tirana në Korçë

48

Qeveria shqiptare dhe Fondi Saudit i Zhvillimit nënshkruan pas një negociate të gjatë marrëveshjen e financimit shtesë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

Fondi që do të akordohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje bën të mundur përfundimin e pjesës së dytë të rrugës me një gjatësi 43.4 km.

Kjo vepër përmban ndërtimin e një numri të madh muresh mbajtëse, mbi 20 ura, 2 tunele të ndërtuara me gjatësi 850 m dhe 350 m, së bashku me tunelin e emergjencës.

Sipas ekspertëve, me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, do të shkurtohet me rreth një orë, koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë-Korçë.