Florian Marku mbron titullin kampion bote në versionin IBF

17

Florian Marku mbrojti titullin kampion në boks, për peshat e lehta, në versionin IBF, duke mundur uellsianin Chris Jenkins në raundin e katërt.

Shqiptari i dha një goditje të fortë kundërshtarit në fytyrë, prej së cilës ai nuk e mori dot veten dhe gjyqtari ndërhyri duke ndërprerë takimin.

“Faleminderit të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha Marku pas fitores në Njukasëll. “Kam respekt për kundërshtarin, u ndesh mirë.”

Një tjetër shqiptar që na bën krenarë me arritjet e tij.