Fluks kërkesash, zyrat e aplikimit për karta identiteti të hapura edhe sot

90

Zyrat e aplikimit për karta ID janë të hapura edhe sot në qytetet kryesore, për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve.

Ministria e Brendshme njoftoi së gjitha zyrat e njësive adiministrative në Tiranë dhe në disa prej qyteteve kryesore të vendit janë të hapura.

Për përballimin e fluksit të qytetarëve do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetin e Beratit, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Lushnjes, Korçës, Shkodrës dhe Vlorës.

Ministria e Brendshme u bëri apel qytetarëve të verifikojnë afatet e vlefshmërisë së kartës ID, në mënyrë që të aplikojnë më herët pa krijuar flukse dhe radhë pritjeje.