Fluks në portin e Durrësit, 4700 udhëtarë në ditën e parë të gushtit

20

Dita e parë e muajit gusht ka shënuar fluks udhëtarësh në portin e Durrësit. Referuar statistikave, vetëm mëngjesin e sotëm janë përpunuar në kohë rekord 4700 udhëtarë dhe rreth 2700 automjete.

Duke nisur nga 21 korriku kanë nisur lundrimet me dy rrugë në ditë nga porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas. Me qëllim përballimin e hyrjes së udhëtarëve në rrugë detare ky proces do të variojë në varësi të fluksit dhe në koordinim me autoritetet detare.