Organizohet donacionin prej 2000 librash në prag të 7 Marsit

3

Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, në vigjilje të Festës së Mësuesit, ka organizuar një donacion prej afro 2000 librash, të cilat i shkuan shkollave dhe Bibliotekës së qytetit.

Kohë më parë, Nertil Jole u kishte shkruar një letër të gjitha shtëpive botuese që operojnë në Shqipëri, për të vlerësuar mundësinë për të kontribuar me një numër të caktuar librash apo titujsh nga botimet e tyre.

Thirrjes së prefektit iu përgjigjën afërsisht gjysma e shtëpive botuese, me një donacion fillestar prej afro 2000 librash, të cilat u inventarizuan nga stafi i institucionit të Prefekturës dhe me pas u dhuruan.

Prefekti i qarkut Korçë ka uruar për Ditën e Mësuesit dhe ka shprehur dëshirën dhe shpresën që ky bashkëpunim me shtëpitë botuese të kthehet në një traditë të vazhdueshme.

/ata.gov.al