Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 90,55 lekë ose 0,22 lekë më shumë dhe euroja zbriti me 0,37 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 98,88 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 115,24 lekë, ose 1,98 lekë më pak se ditën e hënë dhe franga zvicerane zbriti në këmbim me lekun me 0,16 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot me 105,55 lekë.
Referenca: ata.gov.al